MANOUSSAKIS DHE TË TJERË kundër GREQISË  
Në një vendim të dhënë më 26 shtator 1996 në lidhje me çështjen Manoussakis dhe të  
tjerë kundër Greqisë, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut mbajti qëndrimin se  
dënimi i dëshmimtarëve të Jehovahut për hapjen dhe shërbimin të një shtëpie lutjesh  
pa autorizimin e Ministrit të Edukimit Kombëtar dhe të Kulteve dhe mosdhënia e  
autorizimit nga ana e këtij të fundit përbën shkelje të lirisë së tyre të besimit dhe të  
ushtrimit të kultit, pra të nenit 9 të Konventës.  
I. RRETHANAT E ÇËSHTJES  
A. Faktet kryesore  
1. Banues në Kretë, Z. Titos Manoussakis, Z. Constantinos Makridakis, Z.  
Kyriakos Baxevanis dhe Z. Vassilios Hadjakis janë dëshmitarë të Jahovah-ut. Më  
30 mars 1983, Z. Manoussakis merr me qera një sallë në Heraklion, me anë të një  
kontrate jo-noteriale të firmosur nga palët private, e cila vendos se salla do të  
përdoret për të gjitha llojet e mbledhjeve, martesave, etj.., të krishterëve dëshmitarë të  
Jehovah-ut. Më 28 qershor 1983, kërkuesit i kërkojnë ministrit të edukimit kombëtar  
dhe të kulteve autorizimin për të përdorur këtë sallë si shtëpi lutjesh. Më 10 dhjetor  
1984, ministria i informon se administrata po analizon kërkesën e tyre. Në këtë ditë  
proçedura nuk kishte akoma mbaruar.  
2. Më 3 mars 1986 prokurori i Heraklionit fillon ndjekjet penale kundër  
kërkuesve mbi bazën e Nenit 1 të ligjit n° 1363/1939, i ndryshuar nga Ligji nr.  
1672/1939, për shkak të hapjes të një shtëpie lutjesh me qëllim për tu mbledhur dhe  
për të festuar ceremoni fetare të besimtarëve të rrëfimit të dëshmitarëve jehovah-ut  
(emri i Zotit të Biblës), pa autorizimin e autoriteteve fetare të njohura dhe të ministrit  
të edukimit kombëtar dhe të kulteve. Më 6 tetor 1987, gjykata penale e shkallës së  
parë i liron kërkuesit, duke vlerësuar se «mbledhja e besimtarëve të çfarëdo lloj  
doktrine, në mungesë të akteve të përhapjes së besimit (proselitizmit), është e lirë edhe  
në qoftë se ajo nuk është e autorizuar». Më 8 tetor 1987, prokurori i Heraklionit i  
kundërvihet këtij vendimi përpara të njëjtës gjykatë e mbledhur në appel, dhe fiton më  
15 shkurt 1990 dënimin e secilit prej fajtorëve me tre muaj burgim i kthyeshëm me  
400 dhrahmi për ditë burgu dhe 20 000 dhrahmi gjobë. Të dënuarit paraqesin  
çështjen përpara Gjykatës së Kasacionit dhe mbrojnë faktin se Neni 1 i ligjit në fjalë  
dhe detyrimi për të kërkuar një autorizim për të hapur një shtëpi lutjesh (dekreti  
mbretëror i 20 majit dhe 2 qershorit 1939) bien në kundërshtim me Nenin 13 të  
Kushtetutës dhe Nenin 9 të konventës, të cilët garantojnë të drejtën për lirinë e fesë  
dhe të kultit. Gjykata e Kasacionit hedh poshtë kërkesën e tyre më më 19 mars 1991.  
B. Procedurat përpara Komisionit Europian të të Drejtave të Njeriut  
3. Në kërkesën e tyre të 7 gushtit 1991 drejtuar Komisionit, të interesuarit  
bazohen mbi Nenet 3, 5, 6, të ndërthurur me Nenin 8, 9, 10, 11 dhe 14 të Konventës  
dhe 1 të protokollin nr. 1.  
4. Më 10 tetor 1994, Komisioni mbështet padinë përsa i përket ankesës së bazuar  
mbi Nenin 9. Në raportin e 25 majit 1995, ajo vendos se Neni 9 është shkelur. (me  
unanimitet).  
II. PËRMBLEDHJE E VENDIMIT TË 26 SHTATORIT 1996  
(dhomë) (përmbledhje 1996-IV)  
A. Në lidhje me pretendimet paraprake  
5. Qeveria mbështet në rradhë të parë faktin se kërkuesit nuk i kishin shfrytëzuar  
të gjitha rrugët e brendshme të rekursit, duke u ankuar dy herë rrjesht përpara Këshillit  
të Shtetit për refuzimin e heshtur nga ana e ministrit të edukimit kombëtar dhe të  
kulteve për autorizimin e kërkuar. Por heshtja e ministrit në krye të tre muajve është e  
barabartë me një refuzim të heshtur, i cili mund të kundërshtohet përpara Këshillit të  
Shtetit për tejkalim kompetencash.  
Në rekursin e tyre në Kasacion, kërkuesit mbështeteshin kryesisht mbi  
papajtueshmërinë e Nenit 1 të Ligjit nr. 1363/1938, i cili kishte shërbyer si bazë për  
dënimin e tyre, së bashku me Nenet 9 të Konventës dhe 13 të Kushtetutës. Gjykata e  
Kasacionit hodhi poshtë këtë ankesë duke gjykuar se Gjykata Penale e Heraklionit e  
mbledhur në appel kishte interpretuar dhe zbatuar në mënyrë korrekte dispozitat e  
lartëpërmendura. Kërkuesit kanë shfrytëzuar rrugët e brendshme të rekursit lidhur me  
dënimin e tyre.  
6. Përsa i përket kërkesave të autorizimit, Ministri i Edukimit Kombëtar dhe të  
kulteve iu është përgjigjur pesë herë me shkrim se ai po hetonte çështjen. Asnjëherë  
nuk ka patur as vendim të heshtur që vendoste një afat rekursi, as vendim të qartë nga  
ana e administratës dhe kërkuesit kanë qënë në pritje që prej 18 tetorit 1983. Por një  
dyshim në lidhje me datën e fillimit të afateve të parashikuara mund të ekzistontenë  
mendjen e kërkuesve : pas kërkesës së dytë të autorizimit të interesuarve,më 18 tetor  
1983, Ministri i Edukimit Kombëtar dhe i kulteve iu përgjigj të interesuarve më 25  
nëntor 1983, pra përpara skadimit të tre muajve që ndoqën bërjen e kërkesës ; pra nuk  
ka heshtje të administratës të barabartë me një refuzim të heshtur të autorizimit të  
kërkuar.  
Gjykata hedh poshtë këtë pretendim. (me unanimitet).  
B. Në lidhje me themelin  
7. Në lidhje me themelin e çështjes, Gjykata konstaton se dënimi i të interesuarve  
i vendosur prej gjykatës penale të Heraklionit e thirrur në apel për faktin se të  
interesuarit kanë përdorur sallën e marrë me qera pa autorizimin e parashikuar nga  
Ligji nr. 1363/1938, paraqet një ndërhyrje në ushtrimin e të drejtës së tyre për «lirinë e  
ushtrimit të fesë së tyre me anë të kultit dhe riteve».  
8. Në lidhje me justifikimin e ndërhyrjes, Gjykata vë re se kërkuesit ankohen më  
pak për trajtimin, pengimin që iu bëhet kur ata dëshirojnë të hapin një kishë apo një  
vend kulti; pra ata sulmojnë në thelb dispozitat e legjislacionit të brendshëm.  
Megjithatë, Gjykata nuk e mendon të nevojshme të kërkojë në qoftë se ndërhyrja ishte  
«e parashikuar nga ligji» apo jo, sepse sido që të ndodhë, ndërhyrja në fjalë është në  
kundërshtim me Nenin 9 përsa i përket pikëpamjeve të tjera.  
Shtetet kanë pushtetin e kontrollit në qoftë se një shoqatë duke patur qëllime  
fetare, kryen aktivitete që dëmtojnë qytetarët. Megjithatë rrëfimi i dëshmitarëve të  
jehovah-ut, i përmbush sipas ligjit grek kushtet e një kishe « të njohur ». Por duke  
pasur parasysh rrethanat e çështjes, Gjykata konsideron se dënimi i tyre ndiqte një  
qëllim legjitim në përputhje me Nenin 9 § 2 të Konventës : mbrojtja e rregullit.  
10. A ishte kjo masë e nevojshme në një shoqëri demokratike? Legjislacioni grek  
lejon një ndërhyrje të thellë të autoriteteve politike, administrative dhe fetare në  
ushtrimin e lirisë fetare. Kushteve të shumta të parashikuara nga ligji, që disa prej tyre  
i japin policisë, kryetarit të bashkisë, dhe të komunës një pushtet të madh vlerësimi, iu  
shtohet mundësia e dhënë Ministrit të Edukimit Kombëtar dhe të kulteve për të shtyrë  
deri në pafundësi përgjigjen e tij ose për të refuzuar autorizimin pa shpjegime apo  
arsye të vlefshme.  
11. E drejta për lirinë e fesë ashtu sikurse e koncepton Konventa përjashton çdo  
vlerësim nga ana e Shtetit të legjitimitetit të besimeve fetare ose të mënyrave të  
shprehjes së tyre? Duke u bazuar mbi këtë, Gjykata vlerëson se sistemi i autorizimit  
shkon me Nenin 9 vetëm kur ai ka për qëllim të sigurojë një kontroll të Ministrisë mbi  
respektimin e kushteve formale.  
Por, nga dosja del si dhe nga shumë raste të raportuara nga kërkuesit dhe të  
pakundërshtuara nga qeveria, shteti tenton të përfitojë nga fuqia e legjislacionit në  
mënyrë që të imponojë kushte të rrepta dhe që ndalojnë ushtrimin e disa kulteve jo  
ortodokse, sidomos atë të dëshmitarëve të Jehovahut.  
Në rastin tonë, Ministri i Edukimit Kombëtar dhe i kulteve, i pyetur pesë herë nga  
kërkuesit, nga 25 tetori 1983 deri më 10 dhjetor 1984, u përgjigj se ai po analizonte  
dosjen e tyre. Kërkuesit nuk morën një përgjigje të shprehur qartë. Në këto kushte  
qeveria nuk mund të mbështetej mbi moszbatimin e një formaliteti ligjor nga  
kërkuesit për të justifikuar dënimin e tyre. Në këtë kuadër masa e dënimit nuk ka  
asnjë rëndësi.  
12. Gjykata vendos se dënimi i kundërshtuar prek kaq direkt lirinë fetare të  
kërkuesve, aq sa ai nuk mund të vihet në barazpeshim me qëllimin legjitim të ndjekur,  
dhe të nevojshëm në një shoqëri demokratike. Pra Neni 9 është shkelur. (me  
unanimitet)  
C. Në lidhje me nenin 50 të Konventës  
13. Në fushën e Nenit 50, Gjykata konsideron se të interesuarit kanë pësuar një  
dëm moral, por konstatimi i shkeljes së Nenit 9 mjafton për t’i shpërblyer (me  
unanimitet).  
Për shpenzimet përpara autoriteteve greke dhe të Strasburgut, të interesuarit  
kërkonin një shumë prej 4 030 100 dhrahmish, të paraqitura hollësisht në kërkesë.  
Gjykata e vlerëson këtë kërkesë të arsyeshme dhe e mbështet në tërësi.