A. Në lidhje me nenin 8 të Konventës
6. Duke konstatuar që përgjimet e ankimuara në çështjen në fjalë përbënin
ndërhyrje të autoritetit publik në ushtrimin e të drejtës të të interesuarve për
respektimin e paprekshmërisë të korrespondencës dhe të jetës së tyre private, Gjykata
kërkon nga ana tjetër në se ndërhyrje të tilla mund të justifikoheshin në bazë të
paragratit të 2 të Nenit 8.
7. Në radhë të parë, a ishin ato «të parashikuara nga ligji»? Këto terma të fundit
kërkojnë para së gjithash që masa ndaj së cilës ngrihet akuza të ketë një bazë në të
drejtën e brendshme, por ato kanë të bëjnë gjithashtu me cilësinë e ligjit në fjalë: ato
kërkojnë mundësinë e personit përkatës që t'i njohë ato, i cili për më tepër duhet të
ketë mundësi të parashikojë pasojat për atë vetë, dhe se sa pajtohet ai me parimin e
përparësisë të së drejtës.
8. Pyetja për të kuptuar në se kushti i parë ishte përmbushur i la vend një debati.
Ankuesit iu përgjigjën asaj në mënyrë negative. Sipas mendimit të qeverisë franceze,
me «ligj» duhet kuptuar «e drejta në fuqi në një sistem juridik të dhënë», dhe si
rrjedhim tërësia e përbërë nga e drejta e shkruar - kryesisht Nenet 81, 151 dhe 152 të
Kodit të Proçedurës Penale - dhe nga jurisprudenca që i interpreton ato. Përsa i përket
referentit të caktuar nga Komisioni, ai deklaronte që në rastin e vendeve
«kontinentale», ndër të cilët bën pjesë edhe Franca, veçse një teskt normativ me efekt
të përgjithshëm - i votuar ose jo nga Parlamenti - mund të konsiderohet si një «ligj»
në kuptimin e Nenit 8 § 2 të Konventës.
9. Gjykata kujton se u takon së pari autoriteteve kombëtare, dhe në mënyrë të
veçantë gjykatave, që të interpretojnë dhe të zbatojnë të drejtën e brendshme. Nuk i
përket pra asaj që të shprehë një opinion të kundërt me atë të tyren në lidhje me
pajtueshmërinë e përgjimeve gjyqësore me Nenin 368 të Kodit Penal. Tashmë, qysh
prej disa vjetësh, një seri gjykimesh dhe vendimesh, dhe në veçanti të Gjykatës së
Kasacionit, ka konsideruar se Nenet 81, 151 dhe 152 të Kodit të Proçedurës Penale
përbënin bazën ligjore të përgjimeve të vëna në jetë nga një oficer i policisë gjyqësore
i ngarkuar me këtë detyrë posaçërisht nga një gjyqtar të hetimeve paraprake. Ajo
çmon se nuk mund të bëjë abstraksion të një jurisprudence të tillë, të qartësuar në këtë
drejtim tashmë. Në fushën e paragrafit 2 të Nenit 8 të Konventës dhe të klauzolave të
tjera analoge me të, ajo e ka shtrirë gjithmonë kuptimin e termit «ligj», në një
konceptim të tijin material dhe jo formal, duke përfshirë në të edhe tekste të rangut
nënligjor, si dhe të drejtën e pashkruar. Si përfundim, ndërhyrjet që ishin bazë e
gjykimit kishin një bazë ligjore në të drejtën franceze.
10. Kërkesa e dytë që del në pah nga kuptimi i shprehjes «i parashikuar nga ligji»,
mundësia për tu njohur me këtë të fundit pra, nuk nxjerr asnjë problem.
11. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë në lidhje me të tretën, «mundësia e
parashikimit» të ligjit përsa i përket kuptimit dhe natyrës së masave të zbatueshme.
Përgjimet si dhe format e tjera të ndërhyrjes në bisedat telefonike përfaqësojnë një
cënim të rëndë ndaj respektimit të jetës private dhe të korrespondencës. Për këtë
arsye, ato do të duhej të bazoheshin në një «ligj» të një saktësie të veçantë. Ekzistenca
e rregullave të qarta dhe të detajuara në këtë fushë duket e domosdoshme, duke patur
parasysh që edhe proçedurat teknike që përdoren, nuk rreshtin së përfeksionuari nga
ana e tyre.
12. Qeveria pohonte se Gjykata nuk duhet të gjykonte në parim në lidhje me
pajtueshmërisë e legjislacionit francez me Konventën, ashtu sikur të vendoste de lege