HORNSBY kunder GREQISE  
Vendim i 19 Marsit 1997  
PERMBLEDHJE JO ZYRTARE DHE HISTORIKU I CESHTJES  
A. Faktet Kryesore  
Z. David Hornsby dhe Zj. Ada Ann Hornsby jane lindur ne Mbreterine e Bashkuar,  
perkatesisht, ne vitet 1937 dhe 1939. Ata jetojne ne ishullin e Rodit dhe te dy jane  
mesues te kualifikuar te gjuhes angleze.  
Ne 5 Qershor te vitit 1984 kerkuesja e dyte paraqiti ankimin perpara Autoriteteve te  
Arsimit te Mesem te Dodekanez-it per te marre leje per hapjen e nje shkolle private per  
gjuhe te huaj ne Rod. Megjithate, ajo ishte informuar se, sipas legjislacionit ne fuqi ne  
Greqi, shtetasve me kombesi te huaj, nuk mund t’u jepej nje autorizim i tille.  
Ne 15 Mars te vitit 1988 Gjykata e Drejtesise e Komunitetit Europian deklaroi se  
legjislacioni ne fuqi per kete ceshtje ishte ne kundershtim me traktatet e KE. Ne 1 Prill  
1988 kerkuesit paraqiten dy kerkesa te reja, te cilat nuk u pranuan nga organet arsimore  
me te njejtat arsye si ne vitin 1984.  
Ne 8 Qershor 1988, kerkuesit paraqiten perpara Gjykates Supreme Administrative  
dy ankime, per te kundershtuar vendimet e Drejtorit te Arsimit te Mesem ne Dodekanez-  
it. Ne vendimin e saj te 9 Majit 1989, Gjykata e Larte Administrative vendosi qe, ne  
perputhje me vendimin e Gjykates Europiane te Drejtesise, qe nga 1 Janari 1981, vendet  
anetare te Komunitetit Europian nuk mund te hapnin shkolla private te gjuheve te huaja  
ne Greqi, me arsyen se ata nuk kishin kombesine greke.  
Ne 8 Gusht 1989, ne menyre te pasuksesshme, kerkuesit i kerkuan Autoriteteve te  
Arsimit te Mesem, te zbatonin vendimin e Gjykates se Larte Administrative dhe te jepnin  
pelqimin e tyre per lejen qe ata kishin kerkuar. Ne 28 Mars 1990 ata rihapen nje proces  
kunder Drejtorit te Arsimit te Mesem dhe disa zyrtareve te tjere dhe ne 14 Nentor 1990  
ata paditen organin perkates ne shkallen e pare te Gjykates Civile te Rodit duke kerkuar  
kompensimin per demin financiar dhe jo financiar dhe per fitimin e munguar. Ne 3  
Korrik 1992, ata filluan nje proces tjeter per kompensim ne Gjykaten Administrative te  
Rodit.  
Morise se letrave te derguara ne Ministrine e Arsimit nga kerkuesit dhe nga vete Drejtori  
i Arsimit te Mesem te Rodit, nuk ju dha asnje pergjigje.  
Ne 10 Gusht 1994, me Dekretin e Presidentit Nr. 211/ 94, vendet e komunitetit europian  
fituan te drejten te hapin shkolla private per gjuhe te huaj me kusht, qe ata te kalonin ne  
1
provimin e gjuhes dhe historise Greke. Ne 20 Tetor 1994 Ministria e Arsimit ftoi  
Drejtorin e Arsimit te Mesem te rishikonte rastin e ankuesve nen driten dekretit ne fjale.  
B. Procesi perpara Komisionit Europian te te Drejtave te Njeriut.  
Kerkesa u paraqitur perpara Komisionit ne 7 Janar 1990, dhe u pranua ne 31 Gusht 1994.  
Ne raportin e tij te 23 Tetorit 1995, Komisioni paraqiti faktet e ceshtjes dhe shprehu  
mendimin e tij, me 27 vota pro dhe nje kunder, se kishte ndodhur nje shkelje e Nenit 6  
&1.  
Komisioni e paraqiti ceshtjen perpara Gjykates, ne 11 Dhjetor 1995.  
PJESE NGA GJYKIMI  
NE BAZE TE TE DREJTES  
I.  
KUNDERSHTIMET PARAPRAKE TE QEVERISE  
33. Qeveria paraqiti si argumentin e saj me te rendesishem, ashtu sic kishte bere edhe  
perpar Komisionit, se kerkesat ishin te papranueshme pasi, nuk kishin respektuar afatin  
prej 6 muajsh te parashikuar ne Nenin 26 te Konventes dhe per mosshterim te mjeteve te  
brendshme te gjykimit.  
A.  
Mos respektimi i afatit 6 mujor.  
34. Qeveria i kerkoi Gjykates te mos e pranonte kerkesen, ne baze te Nenit 26 te  
Konventes, mbasi kerkuesit nuk e kishin paraqitur kerkesen e tyre perpara Komisionit,  
brenda 6 muajve nga data kur Gjykata e Larte Administrative kishte shpallur vendimet e  
saj nr. 1337/ 1989 dhe 1361/1989.  
35. Ashtu si dhe Komisioni, Gjykata ve ne dukje se gjendja e ankimuar nga kerkuesit,  
filloi me refuzimin e autoriteteve perkatese per t’ju dhene atyre autorizimin qe kishin  
kerkuar - pavaresisht nga vendimet e siperpermendura te Gjykates Supreme  
Administrative - dhe vazhdonte madje edhe pasi ata paraqiten kerkesen e tyre para  
Komisionit ne 7 Janar 1990. Ne Prill 1990 dhe ne Janar e Korrik 1991, kerkuesit i  
shkruan Ministrise se Arsimit mbi ceshtjen (shiko paragrafin 20 me lart). Per me teper,  
Gjykata e Larte Administrative nuk e pranoi ankimin e pales se trete, ne 25 Prill 1991.  
Per keto arsye, kjo kerkese duhej te mos pranohej.  
B.  
Mosshterimi i mjeteve te brendshme te rishikimit  
2
36. Qeveria mendonte se kerkuesit nuk i kishin shteruar mjetet e nevojshme ne  
dispozicion te tyre ne baze te legjislacionit Grek, sic kerkohet nga Nenit 26 i Konventes.  
Se pari, ata nuk kane ngritur padi per demet ne gjykatat civile sipas nenit 57 ( te drejtat  
personale) dhe 59 ( demshperblim per demet jo monetare) te Kodit Civil ( shih paragrafin  
25 me lart). Se dyti, ata nuk kishin kerkuar rishikimin gjyqesor te refuzimit te autoriteve  
administrative per te vepruar ne riperseritjen e kerkesave per autorizim, te 8 Gushtit 1989  
(shiko paragrafin 15 me lart). Se fundi, procesi qe ata kishin filluar ne Gjykaten  
Administrative te Rodit ende nuk kishte mbaruar. (shiko paragrafin 19 me lart).  
37. Persa i perket padive per demet parashikuar ne Nenet 57 dhe 59 te Kodit Civil,  
Gjykata gjykoi se ne kete rast, ato nuk dukeshin te mjaftueshme per te permbushur  
kerkesen e kerkuesve. Madje, edhe duke supozuar se perfundimi i ketyre veprimeve do te  
ishte i favorshem per kerkuesit, kompensimet per deme jo-monetare ose shkeljet e te  
drejtave personale, nuk do te ishin zgjidhje alternative ndaj masave qe sistemi ligjor Grek  
duhet t’u ofrobnte atyre, nderkohye qe aa mund ta ndreqnin pamundesine e hapjes se nje  
shkolle per gjuhe te huaj pavaresisht nga vendimet gjyqesore qe kishin larguar cdo  
pengese ne kete drejtim.  
Persa i perket rishikimit gjyqesor ne Gjykaten e Larte Administrative, nuk ka asnje arsye  
per te menduar se kerkuesit do te kishin siguruar autorizimin qe ne kohen qe e kerkuan,  
duke qene se, sipas Seksionit 50 & 3 te Dekretit Presidencial Nr. 18\1989, Gjykata e  
Larte Administrative i ktheu mbrapsht keto raste tek organet perkatese (shiko paragrafin  
27, me lart). Megjithate, kerkuesit te cilit ishin ndeshur me mospergjigjen e  
vazhdueshme te organeve, - te pakten deri ne Maj 19993 (shiko paragrafin 21 me lart) –  
ndaj kerkesave te tyre te perseritura, logjikisht nuk mund te prisnin nje ndreqje te tille, e  
cila do te bente qe ata te merrnin ate qe kishin kerkuar. Se fundi, persa i perket procesit  
perpara Gjykates Administrative te Rodit, Gykata mendon se ai eshte vendimtar vetem ne  
lidhje me ceshtjen e vendimit per dhenien e nje demshperblimi te drejte ne baze te Nenit  
50 te Konventes.  
Persa me siper, kjo ceshtje nuk duhej te pranohej.  
II.  
SHKELJET E PRETENDUARA TE NENIT 6 § 1 TE KONVENTES  
38. Kerkuesit pretendojne se refuzimi i autoriteteve administrative per zbatimin e  
vendimeve te Gjykates se Larte Administrative te 9 dhe 10 Majit 1989 shkelin te drejtat  
e tyre per mbrojtjen gjyqesore efektive te te drejtave te tyre civile. Ata u bazuan ne Nenin  
6 & 1 te Konventes, i cili parashikon:  
“Gjithkush ka te drejte qe ceshtja e tij te gjykohet drejtesisht, publikisht dhe  
brenda nje afati te arsyeshem nga nje gjykate e pavarur dhe e paanshme, e  
krijuar ligjerisht, e cila te vendose qofte per pretendimet qe mund te shfaqen  
ndaj te drejtave dhe detyrimeve te tij me karakter civil ...”.  
39. Qeveria nuk mohoi qe proceset perpara Gjykates se Larte Administrative kishin te  
benin me te drejtat civile te Nenit 6.Ajo shprehu mendimin se Gjykata e Larte  
Administrative ka vepruar ne perputhje te plote me kerkesat e ketij neni persa i perket  
ketyre te drejtave dhe ka dhene dy vendime ne favor te kerkuesve, permbajtja e te cileve  
nuk u kundershtua nga organet administrative.  
3
Megjithate, ata pohonin se kerkesa e kerkuesve nuk kishte te bente me objektin e  
Nenit 6, i cili garanton vetem drejtesine e “procesit gjyqesor” ne kuptimin e  
drejteperdrejte te ketij termi, qe eshte procedimi qe kryhet vetem perpara organeve  
gjyqesore. Paraqitja e dy kerkesave te kerkuesve ne 8 Gusht 1989 dhe refuzimi i  
organeve administrative per t’u pergjigjur (shiko paragrafin 15 me lart) nuk kane krijuar  
nje “mosmarreveshje” (contestation ne tekstin ne Frengjisth) te re mbi te drejtat e tyre  
civile. Vonesa e organeve administrative per te zbatuar vendimet e siperpermendura te  
Gjykates se Larte Administrative ishte nje ceshtje krejtesisht e ndryshme nga percaktimi  
gjyqesor mbi ekzistencen e ketyre te drejtave. Ekzekutimi i vendimeve te Gjykates se  
Larte Administrative eshte brenda sferes se te drejtes publike, dhe ne vecanti te  
marredhenieve ndermjet organeve administrative dhe gjyqesore, por ne asnje rrethane  
nuk mund te kerkohet qe te trajtohet brenda kuptimit te Nenit 6; nje perfudnim i tille nuik  
mund te nxirret as nga formulimi i ketij Neni dhe as nga synimet e atyre qe kane hartuar  
Konventen.  
Se fundi, Qeveria kundershtoi analogjine e perdorur nga Komisioni ne raportin e  
tij, ndermjet ceshtjes Van De Hurk kunder Hollandes dhe ceshtjes Hornsby . Ne ceshtjen  
e meparshme fuqia (ligjore) e Mbretit qendron ne ate qe ai pjeserisht ose teresisht  
shfuqizon nje vendim me qellim mossjelljen e pasojave duke e bere administrimin e  
drejte te drejtesise te pavlefshem. Megjithate, ne ceshtjen ne fjale organet administrative,  
ne kundershtun me ligjin nuk zbatuan nje vendim gjyqesor te formes se prere dhe mund  
te jene detyruar te veprojne keshtu nga secila prej mejteve te shumta mbrojtese qe ofron  
sistemi ligjor Grek.  
40. Gjykata shprehet se ne baze te rasteve te saj gjyqesore, Neni 6 § 1 i siguron cdokujt te  
drejten te paraqese ankesa ne lidhje me te drejtat dhe detyrimet e tij civile, perpara nje  
gjykate ose arbitrazhi; ne kete menyre ai ushtron “te drejten per gjykim”, nga e cila e  
drejta per t’ju derjtuar gjykates, e cila eshte e drejta per te filluar nje proces perpara  
gjykatae per ceshtje civile, perben nje aspekt (shiko Philis kunder Greqise (nr.1) vendim i  
27 Gushtit 1991, seria A nr.209, p.20 & 59). Megjithate, kjo e drejte do te jete iluzive,  
nese sistemi ligjor i brendshem i nje vendi anetar lejon qe nje vendim gjyqesor i formes  
se prere i detyrueshem per zbatim te mbetet i pazbatueshem, duke demtuar interesat e nje  
pale. Eshte e pamundur qe Neni 6 te pershkruaje ne hollesi garancite procedurale qe u  
ofrohen paleve – proces qe jete i drejte, pubik dhe i shpejte – pa mbrojtur zbatimin e  
vendimeve gjyqesore; interpretimi i Nenit 6 sikur ka lidhje ekskluzive me te drejten per  
t’tju drejtuar gjukataes dhe zhvillimi te procesit, do te conte ne krijimin e situatave jo ne  
perputhje me parimin e shtetit ligjor, te cilin Shtetet Anetare kane rene dakord ta  
respektojne qe ne momentin e ratifikimit te Konventes (shiko mutatis mutandis, Golder  
kunder Mbreterise se Bashkuar, vendim i 7 Majit 1974, seria A nr.18, pp. 16-18, §§ 34 -  
36). Ekzekutimi i vendimi gjyqesor te dhene nga nje trup gjykues duhet te shikohet si nje  
pjese perberese e nje “gjykimi” per qellimet e parashikuara ne Nenin 6; per me teper  
Gjykata tashme e ka pranuar kete parim qe ka te beje me me gjatesine e proçesit(shiko, se  
fundi, vendimet e ceshtjes Di Pede kunder Italise dhe Zappia kunder Italise, perkatesisht  
te 26 Shtatorit 1996, Raporte te Vendimeve dhe Gjykimeve 1996 - IV, f.1383 -1384, §§ 20  
-24 dhe f.1410 -1411, §§ 16 -20).  
4
41. Parimet e mesiperme jane te nje rendesie edhe me te madhe ne kuptimin e proc0sit  
administrativ ne lidhje me nje mosmarreveshje, rezultati i te cilit eshte vendimtar per te  
drejtat civile te nje pale. Me paraqitjen e nje ankimi per rishikim gjyqesor perpara  
shkalles se fundit te nje gjykate administrative te nje Shteti, pala kerkuese kerkon jo  
vetem shpalljen te pavlefshem e vendimit te goditur, por edhe dhe mbi te gjitha,  
shmangien e pasojave te tij. Mbrojtja efektive e njeres pale ne nje proces te tille dhe  
riparimi i ligjshmerise prezupozon nje detyrim per organet administrative qe te veprojne  
ne perputhje me vendimet e gjykates perkatese. Ne lidhje me sa me siper, Gjykata veren  
se organet administrative perbejne nje element te objektit te Shtetit per parimin e shtetit  
ligjor dhe interesat e tyre perputhen me nevojen e administrimit te drejte te drejtesise. Aty  
ku autoritetet administrative refuzojne ose nuk veprojne ne perputhje me vendimin, ose  
vonojne ta bejne nje gje te tille, garancite e parashikuara ne Nenin 6 qe gezon nje pale  
gjate fazes gjyqesore te procesit, shkelen me qellim.  
42. Gjykata veren se ne vijim te vendimeve te Gjykates se Drejtesise se Komunitetit  
Europian, (shiko paragrafi 9) Gjykata e Larte Administrative rrezoi dy vendimet me ante  
te te cileve, Drejtori i Shkolles se Mesme, ju kishte refuzuar kerkuesve – vetem ne baze te  
kombesise se tyre – lejen qe ata kishin kerkuar (shiko paragrafet 7-8 dhe 13 me lart). Si  
pasoje e ketyre vendimeve, kerkuesit munden te ushtrojne me pas te drejten e tyre per  
permbushjen e kerkesave te tyre; ne perseritjen e tyre me 8 Gusht 1989 (shiko paragrafin  
15 me lart), ata thjesht u kujtuan organeve administrative detyrimin e tyre oer te marre  
nje vendim ne perputhje me dispozitat ligjore, shkelja e te cilave kishte cuar ne  
moszbatimin e vendimeve te marra. Megjithate, organet u pergjigjen deri ne 20 tetor  
1994 (shiko paragrafin 22 me lart). Gjithashtu, kerkuesit mund te paraqisnin nje ankim  
tjeter per rishikimin gjyqesor te ketij refuzimi te nenkuptuar ne baze te seksioneve 45 dhe  
46 te Dekretit Presidencial nr. 18/1989 (shiko paragrafin 27 me lart), por ne baze te  
rrethanave te ceshtjes, Gjykata mendon se ata me logjike mund te prisnin nje mjet ligjor  
qe t’u sillte atyre rezultatin e kerkuar (shiko paragrafin 37 me lart).  
43. Gjykata e kupton shqetesimin e organve kombetare, per te rregulluar, pas vendimeve  
te lartpermendura te Gjykates se Larte Administrative, krijimin dhe funksionimin e  
frontistiria (shkolles per gjuhe te huaja, ne Greqisht), ne nje menyre qe do te ishte si ne  
perputhje me detyrimet nderkombetare te vendit, ashtu edhe te llogaritur per te garantuar  
cilesine e arsimit te ofruar. Per me teper, eshte e drejte dhe e nevojshme qe autoriteteve  
t’u lihet kohe te mjaftueshme per te zgjedhur menyrat me te pershtatshme per te zbatuar  
vendimet ne fjale.  
44. Megjithate, nga 15 Marsi 1988, kur Gjykata e Drejtesise e Komunitetit Europian dha  
vendimin (shih paragrafin 9 me lart) dhe ne cdo rast nga 9 dhe 10 Majit 1989, kur  
Gjykata e Larte Administrative dha vendimin e saj per ceshtjen e kerkuesve (shiko  
paragrafin 13 me lart) deri ne miratimin e Dekretit te Presidentit Nr. 211/1994 ne 10  
Gusht 1994, legjislacioni grek ne fuqi nuk parashikonte kushte te vecanta per Shtetet  
Anetare te Komunitetit Europian te cilat deshironin te hapnin nje “ shkolle per gjuhe te  
huaja” ne Greqi, pavaresisht nga kushtet e vena per shtetasit greke, pra zoterimi  
5
personalisht i nje diplome universitare, kusht te cilin kerkuesit e plotesonin. (shiko  
paragrafin 6 dhe 29 me lart).  
Per me teper, nuk duket qe kerkuesit te kishin hequr dore nga synimi i tyre per hapjen e  
nje frontistirion (shkolle per gjuhe te huaja); kur ata paraqiten kerkesen ne 3 Korrik 1992,  
perpara Gjykates Administrative te Rodit, ata kerkuan kompensim jo vetem per demet qe  
ata pretendonin te kishin pesuar, por edhe per demin qe ata do te kishin pesuar deri ne  
daten ne te cilen organet administrative t’u jepnin atyre autorizimin e kerkuar ( shih  
paragrafin 19 siper ).  
45. Nga shmangia per me shume se pese vjet nga marrja e masave te nevopjshme per te  
zbatuar vendimin gjyqesor te formes se prere dhe te detyrueshem ne ceshtjen ne fjale,  
organet Grekeju hoqen dispozitave te Nenit 6 § 1 te Konventes, efektin e tyre te  
dobishmerise.  
Pra, ne kete rast kishte patur nje shkelje te ketij Neni.  
III. ZBATIMI I NENIT 50 TE KONVENTES  
46. Kerkuesit paraqiten kerkesa te ndryshme ne baze te Nenit 50 te Konventes, i cili  
parashikon:  
Në qoftë se vendimi i Gjykatës deklaron se një vendim i marrë ose një masë e  
urdhëruar nga një autoritet gjyqësor ose çdo autoritet tjetër të një Pale të Lartë  
Kontraktuese është tërësisht ose pjesërisht në kundërshtim me detyrimet që  
rrjedhin nga kjo Konventë, dhe në qoftë se e drejta e brendshme e Palës në  
fjalë lëjon të zhduken pasojat e atij vendimi ose të asaj mase jo krejtësisht,  
vendimi i Gjykatës i jep, kur është rasti, një shpërblim të arsyeshëm palës së  
dëmtuar”  
47. Gjate procesit gjyqesor, Qeveria e informoi Gjykaten se, nese do te kishte shkleje,  
sipas legjislacionit grek ishte e mundur qe kerkuesit te perfitonin nje kompensim te plote.  
Ne te vertete, ne procesin e filluar perpara Gjykaten Administrative te Rodit (shiko  
paragrafin 19, me lart), i cili po zhvillohej ende, shuma e kerkuar ishte shume me e larte  
se shuma e parashikuar sipas Nenit 50 te Konventes.  
48. Perfaqesuesi i Komisionit nuk beri asnje koment.  
49. Gjykata ishte e mendimit se eshtja e zbatimit te Nenit 50, nuk ishte gati per marrjen e  
nje vendimi dhe se ajo duhej te rezervohej, duke patur parasysh mundesine e n je  
marreveshjeje ndermjet Shtetit pergjegjes dhe kerkuesve (Rregulli 54 §§ 1 dhe 4).  
6
PER KETO ARSYE GJYKATA  
1. Rrezoi, me 8 vota pro dhe 1 kunder kundershtimet paraprake te qeverise.  
2. Vendosi, me 7 vota pro dhe 2 kunder, se Neni 6 § 1 i Konventes ishte i zbatueshem ne  
ceshtjen ne fjale dhe ishte shkelur.  
3. Vendosi, njezeri se ceshtja e zbatimit te Nenin 50 te Konventes nuk eshte gati per  
vendim;  
gjithashtu,  
(a) e rezervoi ate;  
(b) ftoi Qeverine dhe kerkuesit te paraqitnin verejtjet e tyre mbi ceshtjen ne fjale, brenda  
tre muajve te ardhshem, dhe ne vecanti ta informonin mbi cdo marreveshje qe ata  
mund te arrinin;  
(c) rezervoi proceduren e metejshme dhe i delegoi Kryetarit te Dhomes te drejten per te  
percaktuar proceduren, ne qofte se do te ishte e nevojshme.  
Hartuar ne Anglisht dhe Frengjisht, dhe shpallur dorezuar ne seance gjyqesore publike,  
ne seline e te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, ne 19 mars 1997.  
Rudolf Bernhardt  
Kryetar  
Herbert Petzold  
Sekretar  
Ne perputhje me Nenin 51 § 2 te Konventes dhe Rregullit 53 paragrafi 2 te  
Rregullores A te Gjykates, bashkangjitur ketij vendimi jane mendimet e meposhtme te  
vecanta:  
(a) Mendimi i njejte i Gjyqtarit Morenilla;  
(b) Mendimi i pakices i Gjyqtarit Pettiti;  
(c) Mendimi i pakices i Gjyqtarit Valticos.  
R.B.  
H.P.  
7
MENDIM I NJEJTE I GJYQTARIT MORENILLA  
1.  
2.  
Unë votova me shumicën për zgjidhjen se në çështjen në fjale ka shkelje të nenit 6  
paragrafi 1 të Konventes. Në paragrafet e meposhtem une shpreh vecmas  
gjykimin tim.  
Sipas mendimit tim kjo çeshtje hap nje faze të re dinamike në zhvillimin  
nepermjet praktikes gjyqesore të konceptit të "se drejtes per gjykim" në fushen e  
proçedurave administrative, e cila ka rrenje te thella historike në sistemet ligjore  
të shume vendeve të Europes, te influencuar nga ligji administrativ francez.  
Karakteristikat qe dallojne proçedurat administrative nga ato civile kryesisht  
bazohen në ekzistencen e nje vendimi ne favor te nje organi shteteror te paditur, i  
cili i ka shkaktuar dem direkt te drejtave personale dhe interesave te ligjshme te  
dikujt.  
3.  
Kerkuesit pretendojne se refuzimi i organeve administrative per të pranuar  
vendimet e Gjykates se Larte Administrative, duke ju refuzuar autorizimin qe  
kishin kerkuar per të hapur nje shkolle per mesimin e anglishtes në Rodi, me  
motivin se ata nuk kishin kombesi greke, kur ata ishin me kombesi nga nje shtet  
tjeter qe ishte anetar i Komunitetit Europian, kishte shkelur të drejten e tyre per te  
mbrojtur ne rruge gjyqesore te drejtat e tyre civile. Gjykata arrin ne perfundimin  
(shiko paragrafin 45): "Duke mos bere asgje per me shume se pese vjet per të  
marre masat e nevojshme per pranimin e nje vendimi gjyqesor te formes se prere,  
në rastin konkret autoritetet greke shkelen parashikimet e Nenit 6 paragrafi 1 të  
Konventes per sjelljen e pasojave te dobishme."  
4.  
5.  
Keshtu çeshtja në fjale ngre problemin e qellimit të vendimeve te dhena nga  
Gjykata e Larte Administrative në lidhje me kerkesen e kerkuesve per të lene  
menjane vendimet e mesiperme të organeve adminitrative qe refuzonin dhenien e  
autorizimit te kerkuar. E njejta çeshtje mund të ngrihet "mutatis mutandis" në  
sisteme të tjera bazuar në modelin francez të proçeseve gjyqesore administrative".  
Keshilli francez Conseil d' Etat ka patur sukses në shnderrimin e proçeseve  
administrative në mbrojtese ruajtje të individeve kunder shkeljeve te tepruara nga  
ana e organeve shteterore duke i bere ato të ngjashme me proçeset civile, me  
ndryshimin e vetem, rishikimi i ligjshmerise të vendimeve administrative kryhet  
nga gjykatat administrative. Ky ndryshim është nje faktor vendimtar në krijimin e  
nje procedure të pavarur brenda juridiksionit të gjykatave administrative, me  
Conseil d'Etat(Keshilli i Shtetit) në maje të hierarkise si nje organ suprem  
pergjegjes per mbarevajtjen e organeve administrative.  
6.  
Per shkak te menyres se zhvillimit te sistemit me kalimin e kohes, qellimi i tij  
kryesor është të rishikoje ligjshmerine e vendimeve të marra (vecanerisht me ane  
të kerkeses qe kerkojne kundershtimin). Në procese të tilla gjykata adminstative,  
duke lene menjane vendimet e paligjshme, ushtron kompetencat e saj. Keshtu  
8
gjyqtari mund të lere menjane nje vendim te paligjshem administrativ vetem kur  
është i paligjshem, perndryshe ai mund të shkele parimin e ndarjes se organeve  
administarive nga gjykatat administrative. Me vendimet e tij gjyqesore, ai nuk  
mund të mbushe boshllekun e krijuar nga vendimi i lene pa zbatuar" (shiko  
Debasch-Ricci, "Contetieux Administratif", Paris, 1990, f. 833).  
7.  
8.  
Kjo ishte gjendja ligjore-historike në të cilen, në 9 dhe 10 maj 1980, Gjykata e  
Larte Administarive e Greqise dha vendimet te cilat nuk jane zbatuar nga organet  
administrative, gje e cila ishte konsideruar nga shumica si shkelje e të drejtes se  
kerkuesit per t’ju drejtuar gjykates.  
Ne rastin konkret Zj. Ada Hornsby paraqiti kerkesen në 1984 (pas futjes se  
Greqise në Komunitetin Europian), per te marre autorizim per të ngritur nje  
shkolle private të gjuhes angleze. Organet administrative nbuk e pranuan kerkesen  
me arsyen se ky autorizim u jepet vetem personave me kombesi greke. Gjykata e  
Drejtesise e Komunitetit Europian vendosi se Greqia nuk kishte permbushur  
kerkesat e Nenit 52 dhe 59 të Marreveshjes se Komunitetit Europian (EEC  
Treaty) e cila u jepte të drejte shtetasve të nje shteti anetar te komunitetit të  
vendosen lirisht në territorin e nje shteti tjeter, dhe në të njejten kohe ndalon të  
gjithe diskriminimet per shkak te kombesise duke perfshire të drejten per te  
ndermarre veprimtari si persona të vetepunesuar dhe aktiviteteve të biznesit.  
9.  
Vendimet e Gjykates se Larte Administrative (pa ndryshime) permendin kushtet  
e kekuara sipas seksionit 68(1) të Ligjit nr. 2545/1940 per të marre autorizim per  
hapje e "frontistirion"; ky autorizim "u jepet personave fizike qe zoterojne cilesite  
e kerkuara per të qene mesues i shkolle fillore apo tetevjecare në sistemin arsimor  
publik, ose duke patur kalifikim arsimor ekuivalent". Ata gjithashtu i referohen  
Nenit 18 paragrafi 1 të Kodit të Sherbimit Civil - Neni 2 paragrafi 3 i te cilit  
zbatohet edhe per mesuesit e arsimit fillor apo tetevjecar - i cili parashikon:  
"Askush nuk mund të emerohet në nje detyre në sherbim civil në qofte se nuk ka  
kombesi greke" dhe perfundon "Nga keto dispozita duket se është e  
kunderligjshme qe t’i jepet autorizim nje shtetasi jo grek per hapjen e nje  
frontistirion per mesimin e gjuheve të huaja"  
.
Pas permendjes se Nenit 52 të EEC Treaty dhe duke cituar vendimin nr.147/86 të  
Gjykates se Drejtesise të Komunitetit Europian, të 15 marsit 1988 (Komisioni kunder  
Republikes Greke), Gjykata e Larte Administrative deklaroi:"Per rrjedhoje, vendimi per  
refuzimin e kerkeses se kerkuesit - bazuar në premisen e gabuar se pengesa e ankimuar  
vazhdon te zbatohet per të gjithe individet me shtetesi jo greke, pa dallim midis  
personave me kombesi të vendeve Shteteve Anetare te Komunitetit Europian dhe atyre jo  
anetare - është i paligjshem dhe per rrjedhoje duhet kthyer mbrapsht. Pra, kerkesa qe po  
shqyrtohet duhet të lejohet. Per keto arsye… Gjykata e Larte Administraive -anullon  
vendimin e Drejtorise se Arsimit Tetevjecar te Rodit… (shiko paragrafin 13 me siper).  
10. Sipas seksionit 50(1) të Dekretit Presidencial nr.18/1989 duke kodifikuar dispozitat  
legjislative per Gjykaten e Larte Administrative, "Vendimi qe lejon berjen e nje  
9
kerkese per rishikim gjyqesor duhet ta deklaroje masen e vene të pavlefshme, gje qe  
sjell pavlefshmerine e saj, pavaresisht nese eshte mase e vecante apo e  
pergjithshme." Seksioni 50(4) parashikon: "Ne permbushjen e detyrimeve te  
vendosura nga Neni 95 paragrafi 5 i Kushtetutes (shiko paragrafin 23 të vendimit),  
organet administrative duhet të respektojne vendimet e Gjykates se Larte  
Administrative në driten e rrethanave të cdo çështjeje, duke marre masa pozitive per  
kete qellim ose duke ndaluar cdo veprim qe bien në kundershtim me vendimin e  
Gjyaktes se Larte Administrative. Mosberja e nje gjeje te tille mund te coje ne  
ngarkimin me ….. pergjegjesi penale ose …… pergjegjesi personale per shkaktim  
demi".  
11. Sipas atij legjislacioni, vendimet e gjykates se Larte Administrative ishin vendime të  
formes se prere dhe lejojne lenien menjane te kerkesave te z dhe zj. Hornsby dhe  
percaktimin e ceshtjeve te vecanta. Refuzimi i autoriteteve per të hapur nje  
"frontistirion" ishte anulluar si në kundershtim me nenin 52 të traktatit per krijimin e  
Komunitetit Ekonomik Europian, i cili ishte i zbatueshem në Greqi në kohen kur u  
paraqiten kerkesat per marrjen e autorizimit. Gjithashtu, vendimet nuk e anulluan  
refuzimin e autoritetve administrative, duke u bazuar ne ndonje akt tjeter te  
paligjshem qe mudn ta demtonte ate – qe lidhej, per shembull, me ceshtjen nese  
kerkuesit permbushnin kushtet e kerkuara per kombesine Greke, qe parashikoheshin  
nga legjislacioni Grek ne fuqi ne ate kohe. Ne dispozitivin e vendimit ata nuk ben gje  
tjeter, vecse anulluan refuzimin per dhenie autorizimi, por pa urdheruar qe autorizimi  
i kerkuar te jepej. Per rrjedhoje, pavaresisht nga kerkesat e metejshme per  
ekzekutimin e vendimeve të Gjykates se Larte Administrative, organet administrative  
greke ende, edhe tete vjet me vone, nuk e kane dhene autorizimin, te cilin kekruesit  
ne baze te Ligjit Grek ne fuqi ne ate kohe, kishin te drejte ta merrnin.  
Dujke qene ky rasti, ngurtesia – dhe formalizmi – i procesit administratib per te anulluar  
nje vendim, mnuk mund ta justifikoje kete mohim te drejtesise dhe as te kerkoje  
ndermarrjen e hapave te tjere [rocedurale per te marre nje vendim te ri gjyqesor per nje  
ceshtje ku te drejtat e kerkuesve ishin percaktuar nga gjykata me e larte administrative.  
Megjithate, mendimi i shumices është në perputhje me praktiken tone gjyqesore, e cila e  
interpreton Nenin 6 Paragrafi 1 të Konventes në perputhje me parimet e percaktuara në  
Parathenie dhe në Nenin 3 të Konventes se Vienes per Traktatet Ligjore, dhe e thene në  
menyre teleologjike, te pavarur dhe evolutive e adoptuar sipas nevojave sociale. Në  
vendimin Golder të 21 Janarit 1975 (Seria A, nr .18, f. 17, paragrafi 35), Gjykata thote:  
"parimi sipas te cilit nje pretendim civil duhet te jete ne gjendje qe t’i paraqitet nje  
gjyqtari, radhitet si nje parimet ligjore themelore ‘te njohura’ boterisht; e njejta vlen per  
parimin e të drejtes nderkombetare qe ndalon mohimin e dhenies se drejtesise. Neni 6  
paragrafi 1duhet lexuar në driten e ketyre parimeve."  
Ajo pikepamje e perbashket per proçesin gjyqesor, sipas te cilit te drejtat individuale te  
gjykuara jane objektu i nje debati te ashper ndermjet paleve perpara nje gjyqtari qe ne  
fund duhet te marre nje vendim perfundimtar mbi to, duket me teper si e kunderta e nje  
ideje abstrakte mbi drejtesine ne te cilen individi eshte i detyruar te paraqitet perpara  
nmje gjykate, sesa ne qofte se ai do te isht pergjegjes per zbatimin e ligjit, te  
10  
kundershtonte ligjshmerine e nje vendimi administrativ, megjithese ky vendim eshte i  
padrejte per te drejtat e tij individuale. Edhe në qofte se kerkesa e tij per anullimin e  
vendimi pranohet, kjo procedure nuk mund të shperbleje ate per demin e pesuar, per  
arsye se gjykata ja kalon ceshtjen organve administrative, nne menyre qe keto te fundit te  
rifillojne procesin  
Gjykata i ka shprehur pikepamjet e saj në lidhje me efikasitetin e ketij procesi "me  
episode te vecanta" me keto fjale: "Edhe ne qofte se supozojme se Gjykata e Larte  
Administrative ka pranuar kerkesen [e kerkuesve], nuk ekziston asnje fakt asgje qe të  
tregoje se ata mund ta merrnin autorizimin e kerkuarduke qene se praktikisht autoritetet  
nuk i zbatuan asnjehere vendimet e Gjykates se Larte Administrative" (shiko  
Manoussakis dhe të Tjeret kunder Greqise, vendim i dates 26 shtator 1996, Raport i  
Gjykimeve dhe Vendimeve 1996-V, f.1359 paragrafi 33. Ashtu sikurse në vendimin  
Scollo kunder Italise të dates 28 Shtator 1944 (paragrafi 44) Gjykata u shpreh: " pasiviteti  
i organeve administrative ngarkon me pergjegjesi shtetin Italian sipas Nenit 6 paragrafi  
1."  
12. Per rrjedhoje, megjithë vështirësitë e pershtatjes se tij me nje koncept të tanishëm të  
te drejtes administrative historike (shiko Garcia de enterria-Fernansez Rodrigues,  
Curso de Derecho Administrativo, Madrid, 1986, vell. 2, f. 36-54), mbi efektivitetin e  
të drejtës themelore per t’ju drejtuar gjykates, unë jam dakort me mendimin e  
shumucës për shkeljen e Konventes. Ky element është thelbësor për adminstrimin e  
drejtësisë ne nje shoqeri demokratike dhe një shfaqje e sigurt e nje parimi, qe mua  
më duket sa i kohes aq edhe i domosdoshme. Me pak fjale, unë e shoh këtë si një hap  
drejt harmonizimit të garancive që kërkohen në proçesin administrativ dhe ate civil,  
në mënyrë që të sigurohet nje mbrojtje me efektive e të drejtave te individëve kur ata  
kanë të bëjnë me organet administrative. Vendimet adminstrative po pushojne se zeni  
nje zenë një pozitë mbizoteruese në proçesin adminstrative dhe janë duke u bërë  
thjesht arsyeja e ekzistencës se tyre . Objekti i proçesit administrativ formohet nga  
kerkesa fillestare, nga e cila rrjedhin gjendjet gjyqesore te individeve perkates.  
MENDIM I PAKICES I GJYQTARIT PETTITI  
Unë votova me pakicën për mosshkeljen e Konventes, per shkak te arsyetimit dhe  
pozicionit ligjor te mbajtur nga shumica, argumentet e se ciles, sipas mendimit tim nuk  
marrin parasysh sic duhet, vecorite e rastit ne fjale.  
Ne kete rast, nuk behej fjale per nje zbatim te pergjithshem te Nenit 6 nga gjykatat  
e Shteteve anetare të Këshillit të Europës, anetare ose jo te Bashkimit Europian, ose per  
refuzimin per te zbatuar nje vendim gjyqesor i cili "kishte marre forme te prere dhe ishte  
gati per ekzekutim" ne lidhgje me nje pale ndergjyqese  
Para kësaj faze, ishte mbi të gjitha, një mosmarreveshje mbi te drejten e  
Komunitetit ndërmjet një pale e cila ishte shtats i nje Shteti anetar te Komunitetit dhe nje  
Shteti qe ishte anetar i Bashkimit Europian.  
11  
Në 15 mars 1988, Gjykata e Drejtësisë e Komunitetit Europian vendosi që  
Republika e Greqisë nuk kishte plotësuar detyrimet e saj sipas Neneve 52 c dhe 59 të  
Traktatit te EEC, duke mos lejuar shtetasit e EEC te ngrinin shkolla gjuhe.  
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut duhet të bëjë një dallim ndërmjet  
rishikimit të ligjshmërisë së vendimit te ankimuar dhe pershtatjes se vendimeve gjyqesore  
që janë marrë per te mbushur boshllekun qe eshte krijuar nga vendimi i anulluar.  
Në këtë pikë unë i referohem asaj pjese të mendimit te njejte të Gjyqtarit  
Morenilla, i cili thote :  
" Sipas atij legjislacioni, vendimet e gjykates se Larte Administrative ishin vendime  
të formes se prere dhe lejojne lenien menjane te kerkesave te z dhe zj. Hornsby dhe  
percaktimin e ceshtjeve te vecanta. Refuzimi i autoriteteve per të hapur nje  
"frontistirion" ishte anulluar si në kundershtim me nenin 52 të traktatit per krijimin e  
Komunitetit Ekonomik Europian, i cili ishte i zbatueshem në Greqi në kohen kur u  
paraqiten kerkesat per marrjen e autorizimit. Gjithashtu, vendimet nuk e anulluan  
refuzimin e autoritetve administrative, duke u bazuar ne ndonje akt tjeter te  
paligjshem qe mudn ta demtonte ate – qe lidhej, per shembull, me ceshtjen nese  
kerkuesit permbushnin kushtet e kerkuara per kombesine Greke, qe parashikoheshin  
nga legjislacioni Grek ne fuqi ne ate kohe. Ne dispozitivin e vendimit ata nuk ben gje  
tjeter, vecse anulluan refuzimin per dhenie autorizimi, por pa urdheruar qe autorizimi  
i kerkuar te jepej. Per rrjedhoje, pavaresisht nga kerkesat e metejshme per  
ekzekutimin e vendimeve të Gjykates se Larte Administrative, organet administrative  
greke ende, edhe tete vjet me vone, nuk e kane dhene autorizimin, te cilin kekruesit  
ne baze te Ligjit Grek ne fuqi ne ate kohe, kishin te drejte ta merrnin".  
Pavaresisht nga masat dhe veprimet specifike kunder Shtetit pe rshkelje te te  
drejtes se Komunitetit, dhe duke e pare çështjen thjesht nga kendveshtrimi i Nenit 6 të  
Konventes, duhet të merret parasysh se vendimet e Gjykates se Larte Administrtive nuk  
bejne gje tjeter vecse anullojne si të pavlefshem vendimin e 12 prillit 1988 qe rrezon  
kerkesen per autorizim per hapjen e shkolles, i cili ishte në kundershtim me vendimin e  
Gjykates se Drejtesise të Comunitetit Europian.  
Keto vendime nuk parashikojne dispozita urdheruese qe ta detyrojne Shtetin t’i  
jape kerkuesve autorizimin per hapjen e shkolles. Pra, refuzimi i dhenies se autorizimit i  
cili ishte shkaku i dhenies se vendimeve, sipas mendimit tim (dhe në kundershtim me ate  
qe është thene në paragrafin 45), nuk mund te konsiderohet per shkak të Nenit 6 si nje  
mohim i drejtesise per mosekzekutim e tyre te drejtperdrejte.  
Por meqenese kerkuesit i kishin paraqitur tashme kerkesat e tyre, perpara organve  
administrative dhe gjyqesore, sipas procedurave te ligjshme, ishte detyre e shtetit, qe  
menjehere pas vendimve të Gjykates se Larte Administrtive, të merrte masa të shpejta per  
te kontrolluar regjitrimin, perfshire edhe rregullat dhe format per verifikimin e  
qualifikimeve dhe të organizonte provimin e kualifikimit. Mosveprimi i autoriteteve per  
të bere nje gje të tille, pavaresisht nga vendimi i të Gjykates se Drejtesise se Komunitetit  
12  
Europian, çoi në bllokimin e situates. Mund të ishte vene ne jete, procesi i kontrollit i  
perdorur nga Shtetet e Bashkimit Europian në çështjen e udhezimeve qe lidhen me  
ushtrimin e profesionit te avokatit. Në qofte se do të ishte bere nje gje e tille, interpretimi  
qe kerkuesit kishin hequr dore nga kerkesa e tyre ose qe Shteti kishte refuzuar ta zbatonte  
ligjin, do te lejonte arritjen e nje perfundimi qe ne rastin konkret nuk behej fjale per nje  
shkelje të Nenit 6. Vonesa e autoriteteve në permbushjen e detyrimeve administrative  
sipas te drejtes se Komunitetit, në nje fare mase, perbente nje refuzim per hyrjen dhe nje  
mosgadishmeri per te pranuar nje zgjidhje gjyqesore, e cila mund të perbente nje shkelje  
të Nenit 6. Në kete aspekt, perfundimi i arritur ne kete vendim nuk ishte i nevojshem.  
MENDIMI I PAKICES I GJYQTARIT VALTICOS  
Ne çështjen ne fjale, natyrisht qe mund t’i behet shume kritika legjislacionit  
Grek, organeve qeverisese dhe administrative si dhe gjykatave Greke. Megjithate, duhet  
te merret parasysh edhe elementi kohe, masat e marra kohet e fundit dhe sjellja e  
kerkuesve.  
Pa dyshim qe ekzistonte nje deshtim per ta pershtatur legjislacion me rendin  
jurdik te Komunitetit Europian, ose ne cdo rast nje vonese te gjate per ta bere nje gje te  
tille. Per me teper – dhe kjo nuk është çështja e pare e ketij lloji - kaloi nje kohe shume e  
gjate perpara se kerkuesit të paraqitnin kerkesen dhe te merrnin pergjigje nga Ministri i  
Arsimit. Dhe kur, me shume se 10 vjet nga paraqitja e kerkeses fillestare, Dekreti  
Presidencial nr. 211/1994, shpallur në 10 Gusht 1994, perfundimisht i dha të drejten  
shtetasve te Shteteve anetare të Komunitetit Europian të hapnin "frontistiria" (kurse  
pruvate ne Greqi), kjo u be me kushtin, qe ata të cilet nuk kishin nje diplome të shkolles  
se mesme Greke, të kalnin nje provim te gjuhes dhe historise Greke. Edhe në kete pike,  
ndersa është shume elehte të kuptohet nevoja qe personat perkates te kishin nje njohje te  
mire te gjuhes Greke, dikush mund të habitet me faktin se perse ishte e nevojshme njohja  
e historise Greke per ate qe deshironin te mesonin gjuhe te huaja, dhe ky kushte sigurisht  
qe ehte objekt kritikash.  
Megjithate nuk është ky problemi. Ashtu sic paraqiten aktet aktualisht, problemi  
është me i thjeshtë. Kerkuesit paraqiten nje kerkese e cila pa dyshim, fillimisht ishte i  
bazuar. Pas nje vonese të gjate, Qeveria, te pakten në pjesen me të madhe e pershtati  
legjislacionin Grek me te drejten Europiane – dhe shkelja u ndreq, megjithese me duhet  
ta perseris, me vonese. Kerkuesve ju ishte kerkuar dy here të jepnin provim (shiko  
paragrafin 22, nenparagrafi 3, me lart), të cilat në pergjithesi mund të quhen si kusht i  
arsyeshem. Ata nuk e bene nje gje te tille dhe duket se kishin hequr dore nga kerkesa per  
marrjen e nje autorizimi per te hapur nje shkolle, duke preferuar mundesien e nje  
kompensimi thelbesor duke pare rrezikun e rrezimit në provim. Roli thelbesor i Gjykates  
është të siguroje zbatimin e dispozitave të Konventes dhe t’i detyroje Shtetet  
Kontraktuese t’i zbatojne ato. Në kohën e dhenies së vendimit duket, së pari, se  
legjislacioni i ankimuar ishte në pergjithesi ne përputhje me Konventën, dhe së dyti që  
kërkuesit nuk këmbëngulën më gjatë ne kerkesen e tyre për të hapur nje shkollë. Eshtë  
për të ardhur keq që ky informacion i rëndësishëm nuk është dhënë në paragrafin 45 të  
vendimit.  
13  
Sidoqofte, pas masave të marra – megjithese me vonese - nga Qeveria, nuk mund  
të thuhet se, ne momentin ne fjale – behet fjale per nje shkelje të Konventës, ashtu sikurse  
vendosi Gjykata.  
14