deklaratës interpretuese të bërë në momentin e dorëzimit të instrumentave të
ratifikimit.
5. Problemi i parë që duhej zgjidhur kishte të bënte me natyrën e deklaratës.
Gjykata shqyrtoi elementët e ndryshëm të cilëve u referohej qeveria në mbështetje të
tezës së saj, sipas së cilës kjo deklaratë përbënte në fakt një rezervë. Argumenti i
nxjerrë nga qëllimi i deklaratës konfirmon argumentin që bazohet edhe në punimet
përgatitore, çështje kjo që do të trajtohet në vazhdim. Përsa i përket tekstit të
deklaratës, Gjykata pranon se hartimi origjinal në frëngjisht, megjithëse nuk ofron një
qartësi të plotë, mund të kuptohet si një rezervë. Përputhja e bërjes së deklaratave me
karakter interpretues me bërjen e rezervave është një gjë që haset në praktikën
normale. Mungesa e uniformitetit në praktikën e ndjekur nga ana e Zvicrës si dhe në
sistemin e Konventës nuk e lejon, atë të vetme, që ta cilësojë si rezervë deklaratën
objekt të mosmarrëveshjes. Përsa i përket heshtjes së depozituesit të instrumentave të
ratifikimit - sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës - si dhe të shteteve anëtare,
kjo nuk i privon organet e Konventës nga kompetencat e tyre të vlerësimit. Duke
ngelur në punimet përgatitore. Gjykata njeh nga ana e saj nevojën për të kërkuar se
cili ishte qëllimi i autorit të deklaratës. Në lidhje me këtë qeveria zvicerane ka shfaqur
gjithmonë një shqetësim: të shmangë pasojat e një konceptimi të mënyrë të gjërë të së
drejtës për t'iu drejtuar gjykatave në lidhje me organizimin administrativ dhe gjyqësor
të kantonave; duke patur parasysh pikërisht këtë shkak ajo ka paraqitur tekstin e
deklaratës si një prej kushteve për të patur pëlqimin e Zvicrës për të qënë e lidhur nga
Konventa.
Kjo e fundit përmend veçse rezervat, por shumë shtete kanë bërë gjithashtu, ose
vetëm deklarata me karakter interpretues pa përcaktuar në të gjitha rastet një dallim të
qartë ndërmjet njërit dhe tjetrit koncept. Për të nxjerrë në pah natyrën juridike të një
«deklarate», duhet parë përtej emërtimit si të tillë dhe duhet thelluar në zbërthimin e
përmbajtjes materiale. Në rastin në fjalë, del në pah se Zvicra synonte që të linte
jashtë veprimit të Nenit 6 § 1 disa kategori mosmarrëveshjesh dhe të ishte e mbrojtur
ndaj një interpretimi, sipas konceptimit të saj tepër të zgjeruar, të këtij Neni. Tashmë
Gjykata duhet të ketë kujdes që detyrimet që rrjedhin nga Konventa të mos pësojnë
kufizime të papajtueshme me kërkesat e Nenit 64, i cili ka të bëjë me rezervat.
6. Asaj i duhet pra që të shqyrtojë vlefshmërinë e deklaratës, që do të thotë të
sigurojë respektimin nga ana e saj të Nenit 64. Kompetenca e Gjykatës për të çmuar
në lidhje me Nenin 64 vlefshmërinë e një rezerve ose, si në rastin në fjalë, të një
deklarate me karakter interpretues nuk ka qënë objekt kundërshtimesh. Ajo del qartë
në pah si nga Nenet 19, 45 dhe 49 të Konventës ashtu edhe nga jurisprudenca e
Gjykatës.
Deklarata zvicerane paraqet, të paktën nga pikpamja e proçedurës penale, një vlerë
të përgjithshme dhe të pakufizuar. Me anë të termit «rezervë të karakterit të
përgjithshëm», Neni 64 nënkupton në mënyrë të veçantë një rezervë të hartuar në
terma tepër të vagët dhe të përgjithshëm, të tillë që të mos mund të vlerësohet kuptimi
ose fusha e zbatimit të tyre. Në rastin tonë, gjuha e deklaratës objekt i
mosmarrëveshjes nuk lejon që të matet si duhet masa e angazhimit të Zvicrës, në
veçanti përsa u përket kategorive të mosmarrëveshjeve që ajo mbulon si dhe përsa i
përket çështjes në se «kontrolli gjyqësor përfundimtar» ushtrohet apo jo duke marrë
parasysh edhe faktet e një çështjeje të caktuar. Jemi pra, përpara interpretimeve të
ndryshme ndërkohë që Neni 64 § 1 kërkon saktësi dhe qartësi.
7. Përsa i përket Nenit 64 § 2, ai u drejtohet të gjitha shteteve palë, qoftë unitare
qoftë federale, të pajisuara apo jo me një të drejtë proçedurale të unifikuar. “Paraqitja
e shkurtër e ligjit në fjalë” që parashikohet nga paragrafi në fjalë, përbën si një