kushtet duhen marrë në konsideratë prej saj si një tërësi. Kjo konsideratë nuk arriti në
konkluzionin se kushtet ishin aq të këqia sa të binin në nivelin e zbatimit të Nenit 3.
Për këtë arsye Gjykata është e mendimit që nuk kemi të bëjmë me shkelje të nenit
3 të Konventës (tetë vota kundër një).
2. Në lidhje me Nenin 5 § 1 të Konventës
14. Kërkuesi ishte ndaluar për shkak të një dyshimi për kryerjen e një vepre
penale, dyshin i cili u vlerësua si i arsyeshëm. Për këtë arsye nuk pati prova të një
ndalimi të paligjshëm sipas së drejtës bullgare. Kjo e fundit e parashikonte plotësisht
ndalimin për veprat për të cilat Z. Assenov akuzohej. Mbështetur në këto rrethana
Gjykata arriti në përfundimin se nuk ka shkelje (me unanimitet).
3. Në lidhje me Nenin 5 § 3 të Konventës
15. Në lidhje me aspektin e parë të paragrafit 3 të nenit 5 të Konventës që
parashikon të drejtën për tu çuar menjëherë përpara një gjykatësi ose «një magjistrati
tjetër» Gjykata konstaton se kërkuesi ishte çuar përpara një hetuesi, vendimet e të cilit
do të mund të anulloheshin nga një prokuror, i cili nuk është mjaftueshmërisht i
pavarur. Ky fakt i fundit, sipas mendimit të Gjykatës, bën që kjo të vendosë për një
shkelje në këtë rast të nenit 5 § 3 të Konventës (me unanimitet).
16. Në lidhje me aspektin e dytë të paragrafit 3 të nenit 5, pra të drejtën e kërkuesit
për t'ju drejtuar gjykatës brenda një afati të arsyeshëm ose për tu gjykuar në gjendje të
lirë, vihet re se kërkuesi ishte mbajtur në gjendje paraburgimi për një periudhë prej
afro dy vjetësh. Autoritetet shtetërore nuk provuan nga ana tjetër që të ekzisonte një
frikë për kryerjen e përsëritur nga ana e kërkuesit të veprave penale. Doli në pah se
për rreth një vit, nga shtatori 1995 deri në shtator 1996, asnjë veprim nuk ishte marrë
në lidhje me hetimin, gjë që të çon në arsyetimin se autoritetet shtetërore nuk kishin
vepruar me devotshmërinë e duhur. Prandaj edhe Gjykata Europiane e të Drejtave të
Njeriut arriti në përfundimin se kemi të bëjmë me shkelje të nenit 5 § 3 (me
unanimitet).
4. Në lidhje me Nenin 5 § 4 të Konventës
Në lidhje me nenin 5 § 4 të Konventës vihet re se kërkuesi, përveçse në një rast,
nuk kishte qënë në gjendje që, përpara një gjykate, të pretendonte ligjshmërinë e
paraburgimit të tij. Edhe në këtë rast nuk kishte patur vend një proçedurë me gojë para
gjykatës ku kërkuesi të mund të shprehte pretendimet e veta. Prandaj Gjykata arrin në
përfundimin se ka shkelje të nenit 5 § 4 të Konventës. Nga ana tjetër, në lidhje me
afatin i cili sipas Konventës duhet të jetë i shkurtër, shihet se Z. Assenov e ka patur
mundësinë të kontaktojë personalisht me një autoritet gjyqësor kompetent dhe të
pavarur, sipas kuptimit të Konventës, i cili të mund të vlerësonte apo rishikonte
ligjshmërinë e masës që ishte marrë ndaj tij vetëm më 6 shkurt 1997. Pra rreth 19
muaj pas ndalimit të tij.
5. Në lidhje me Nenin 25 § 1 të Konventës
Dy prej kërkuesve ishin pyetur nga ana e policisë ose e autoriteteve hetimore në
lidhje me kërkesat përpara Komisionit në mënyrë të tillë që t'i bënte ata që të mohonin