Në lidhje me pretendimin e ngritur për shkelje të paragrafit 1 të nenit 6, nuk u
kundërshtua se kërkuesja kishte qënë pronare e monedhave për të cilat diskutohej.
Gjykata e Lartë kishte prishur vendime të mëparshme të gjykatave civile të cilat
urdhëronin kthimin e pronësisë dhe arriti në përfundimin se këto gjykata kishin
shkelur në kompetencat eksluzive të Këshillit të Shtetit. Gjykata e Lartë kishte qënë e
mendimit që për shkak të faktit se aplikimi i kërkueses për kthimin e pronësisë kishte
të njëjtin rol me një ankim kundër një mase me karakter hetimor penal, ishte vetëm
Këshilli i Shtetit të rajonit të Arges i vetmi që kishte juridiksion që të vendoste në
lidhje me të.
Në këtë kuadër mbahet parasysh se edhe atje ku Këshilli i Shtetit për një rajon
ushtron pushtete të një karakteri gjyqësor, ai vepronte si anëtar i drejtorisë së
Prokurorit të Përgjithshëm, i cili varej pikësëpari nga Prokurori i Përgjithshëm i
Rumanisë si dhe nga Ministri i Drejtësisë, pra është e qartë që ka varësi nga
ekzekutivi dhe nuk ofron garancitë e një instance me karakter gjyqësor. Pra sipas
mendimit të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut ka patur shkelje të paragrafit
1 të nenit 6 (me unanimitet).
II.
NENI 13 I KONVENTES
Neni 6 § 1 i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut ka karaterin e një lex
specialis në raport me Nenin 13 po të Konventës. Për këtë shkak mund të thuhet se
kërkesat e Nenit 13 janë ezauruar nga ato të Nenit 6 § 1.
Për këtë arsye Gjykata arriti në përfundimin se nuk ka nevojë pra që të vlerësojet
zbatueshmëria e Nenit 13 në lidhje me kërkesën në fjalë (me unanimitet).
III.
NENI 1 i PROTOKOLLIT Nr.1
Duke qënë konsiderohet e pranueshme se mbajtja e pronësisë në rastin në fjalë nga
ana e milicisë ka qënë e paligjshme dhe që kërkuesja ka qënë pronare e ligjshme e
kësaj pronësie, për pasojë mund të thuhet se kërkuesja ka vazhduar të jetë pronare e
saj. Eshtë e vërtetë që Rumania nuk e kishte njohur juridiksionin e Gjykatës deri më
20 qershor 1994, por vendimi i Gjykatës së Lartë së Rumanisë datonte më vonë se 20
qershori 1994 dhe ankesa e kërkueses kishte të bënte me një situatë që vazhdonte të
ekzistonte ende.
Duke patur parasysh se nuk ka asnjë bazë ligjore, mbajtja, e cila vazhdon ende, e
të mirave materiale të trajtuara në rastin në fjalë nuk do të mund të interpretohej si një
privim posedimi ose kontroll i përdorimit të pronësisë, të lejueshme nga ana e Nenit 1
të Protokollit Nr. 1.
Kërkuesja kishte fituar një vendim gjyqësor i cili urdhëron autoritetet përkatëse që
t'i kthejnë asaj të mirat materiale të pretenduara. Ky vendim nga njëra anë - siç u tha
edhe më lart - kishte qënë hedhur poshtë nga ana e Gjykatës së Lartë të Rumanisë, dhe
nga ana tjetër përpjekjet e mëparshme pranë Këshillit të Shtetit të rajonit, i cili kishte
qënë konsideruar se kishte kompetencë ekskluzive, nuk kishin patur ndonjë sukses më
të madh.